Një shtëpi është përfshirë nga flaka pasditen e djeshme në Ferizaj.
Gjatë këtij aksidenti, një fëmijë 3 vjeçar ishte aty brenda në një dhomë i lënduar nga tymi dhe flaka.
Fëmija i lënduar është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është nën hetime. /Telegrafi/