Telegrafi

Zjarri përfshinë shtëpinë e pleqve në Prishtinë, policia jep detaje

Sot rreth orës 18:00 shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri tashmë është lokalizuar dhe deri më tani nuk ka të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të vështirësisë të frymëmarrjes nga tymi.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësisë së frymëmarrjes nga tymi”, ka thënë Ahmeti.

Nuk ka ndonjë person tjetër të lënduar./Telegrafi/