Site icon Telegrafi

Digjet shtëpia e një mërgimtari në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një shtëpi e cila është pronë e një personi i cili jeton jashtë vendit është djegur nga zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 04:55, në Mitrovicë.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.

“Është raportuar se nga zjarri është djegur shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë vendit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version