Resorti “Maja e Zezë”, në fshatin Stanqiq të Gjilanit, të dielën është përfshirë nga zjarri.
Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, bën të ditur policia.
Zëdhënësi i rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 05:20.
Pas njoftimit policia dhe zjarrfikësit kanë shkruar në vendit e ngjarjes – këta të fundit kanë lokalizuar zjarrin.
“Roja e sigurimit e këtij restoranti ka njoftuar për shpërthimin e Zjarrit. Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”.
Sipas policisë, ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili rastin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit”./Telegrafi/