Një veturë është përfshirë nga zjarri të hënën në Fushë Kosovë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vetura kishte qenë e parkuar.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se vetura e tij që ishte e parkuar është përfshirë nga zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht”, thuhet në raport.
Policia ka shtuar se zjarri ishte fikur nga viktima, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore. /Telegrafi/