Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është djegur pjesërisht nënstacioni policor në Banjë të Istogut.
Policia këtë e ka bërë sot të ditur në raportin 24-orësh, ndërkaq, rasti ka ndodhur më 25 shtator.
“Istog 25.09.2024 – 07:22. Raportohet se pjesërisht është djegur nga zjarri nën-stacioni policor në Banjë, Istog”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/