Telegrafi

Digjet një vilë pushimi në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Është djegur një vilë banimi në Skenderaj, njofton policia. Siç deklaron policia së bashku me njësitet e KEDS-it, kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.

Ndërsa nuk raportohet për të lënduar dhe me rastin është informuar edhe prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një zjarr kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi-pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin”, njofton policia./Telegrafi/