Një veturë është djegur pas mesnatës në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës.
“Vetura është djegur diku mes orës 02:00-05:00 të mëngjesit, është me targa të Serbisë”, tha shkurt Hoti.
Ndryshe, edhe portali serb Kossev ka raportuar se pronari i veturës N.M e ka konfirmuar se i është djegur vetura.
Sipas Kossev, ai ka thënë se e ka parkuar aty ku e parkon gjithnjë dhe se vetura ishte e markës Chevrolet Captiva.
“…Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte vetura ime”, ka thënë ai.
Sipas tij, ai nuk ka asnjë konflikt, ndërsa nuk punon në asnjë institucion publik. /Telegrafi/