Një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:30 në parkingun nëntokësor të një objekti në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:30, është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri…”, ka thënë Borovci.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/