Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e mëngjesit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën UÇK, në Prishtinë, ku është djegur një veturë”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar. /Telegrafi/