Telegrafi

Digjet një veturë në Prishtinë

Një veturë është djegur pasditen e së mërkurës në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Rreth orës 17:30, në Veternik afër rrethit ku janë në proces disa punime është raportuar për një automjet që e ka kapluar zjarri. Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve iu kanë përgjigjur thirrjes dhe janë duke u marrë me rastin. Deri në këto momente nuk ka pasur raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa për detaje tjera dhe shkaqet që mund ta kenë shkaktuar zjarrin do të njoftoheni nga kompetentet pas procedurave të nevojshme”, tha ai për Telegrafin.

Më poshtë video nga vendi i ngjarjes, e siguruar nga Telegrafi: