Site icon Telegrafi

Zjarr në parkingun e “Albi Mall” në Prishtinë, digjen tetë vetura

Një veturë është kapluar nga flakët në parkingun e qendrës tregtare, “Albi Mall” në Prishtinë, ku si pasojë janë djegur edhe disa të tjera.

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Ai ka bërë të ditur se si pasojë e këtij incidenti janë dëmtuar tetë vetura.

“Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një  veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrëfiksave të cilat kanë lokalizuar zjarrin.Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, ka thënë Kelani.

Kelani ka theksuar se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive./Telegrafi/

 

Exit mobile version