Site icon Telegrafi

Digjet një veturë në Mitrovicë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:50 në fshatin Vinarc, në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, më autorizim të prokurorit hetuesit policor kanë nisur procedurat e ekzaminimit.

“Mbrëmë rreth orës 23:50, është  raportuar se në  fshatin Vinarc të  Mitrovicës, një  veturë është kapluar nga zjarri. Me autorizim të prokurorit, hetuesit policorë kanë nisur procedurat e ekzaminit”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version