Një veturë është kapluar nga zjarri në magjistralen Prishtinë – Vushtërri, saktësisht në fshatin Dobërllugë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të lënduar.
“Një veturë në lëvizje në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, e ka kapluar zjarri. Zjarrëfikësit kanë intervenuar dhe kanë fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Shkak i zjarrit sipas drejtuesit të automjetit janë insatlimi i rrymës”, ka thënë ai./Telegrafi/