Telegrafi

Digjet një veturë në lëvizje në Prizren

Foto: Ilustrim

Një veturë ka marrë flakë në lagjen “Dardania” në Prizren të hënën në mbrëmje.

Vetura e tipit BMW-X6 është përfshirë nga zjarri teksa ka qenë në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në 19:10 është raportuar për një rast të zjarrit, ku një automjet BMW-X6, duke qenë në lëvizje e ka kapluar zjarri. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vend të ngjarjes. Vetura është djegur pjesërisht, ndërkaq të lënduar nuk ka”, ka thënë Bytyqi./Telegrafi/