Një veturë është përfshirë nga zjarri në hyrje të Prishtinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 10:20.
“Rreth orës 10:20 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në afërsi të rrethit në hyrje të qytetit të Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/