Një veturë është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Malishevës.
Kështu tha për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas tij, nuk ka raportime për persona të lënduar.
“ Me datë 19.06.2024 rreth orës 03:00, km-41 në dalje të Malishevës. Një veturë e përfshirë, për të lënduar nuk ka pas raportime”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/