Telegrafi

Digjet një veturë afër fshatit Llugagji të Lipjanit

Foto: Arkiv

Një veturë është djegur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj afër udhëkryqit të fshatit Llugagji në lokacionin për Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të lënduar nga djegia e veturës.

“Është djegur një veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj afër udhëkryqit afër fshati Llugagji në lokacionin për Lipjan. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për ta fikur zjarrindhe njësitet policore kanë dal në vend të ngjarjes. Raportohet që nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit njëherë nuk dihen, ndërsa janë duke u kryer procedurat e nevojshme”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/