Site icon Telegrafi

Digjet një shtypshkronjë në Prishtinë, shkaktar energjia elektrike

Të shtunën është djegur një shtypshkronjë në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur policia.

“Policia ka marrë një informatë dje rreth orës 06:39 nga ankuesi mashkull i cili ka raportuar se si pasojë e një defekti elektrik i është përfshi nga zjarri shtypshkronja”, thuhet në raportin e policisë, njofton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Exit mobile version