Site icon Telegrafi

Digjet një shtëpi në Prizren, dëmi material rreth 300 mijë euro

Sot rreth orës 16:10 në rrugën “Janina” në Prizren është djegur një shtëpi. Të lënduar nga ky incident nuk ka por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se sipas pronarit dëmi material kap vlerën e 300 mijë eurove.

“Zjarrfikësit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin  përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, tha Bytyqi./Telegrafi/

Exit mobile version