Kati i dytë i një shtëpie në Prishtinë, është kapluar nga zjarri të shtunën.
Policia e Kosovës thotë se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
“Ankuesi, shqiptar, ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së tij. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në komunikatë.