Një person ka raportuar se është përfshirë nga flakët shtëpia e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:47 në fshatin Rudë, në Malishevë.
Tutje thuhet se ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ,ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/