Në mëngjesin e së shtunës, kulmi i një shtëpie në komunën e Vushtrrisë, është kapluar nga flakët.
Rasti ka ndodhur rreth orës 6 e 30 e mëngjesit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërkaq po e lokalizojnë zjarrin.
Sipas dëshmitarit i cili ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, shihet se kjo shtëpi gjendet në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.