Një fëmijë 9-vjeçar është lënduar si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në Deçan gjatë mbrëmjes e së shtunës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike.
“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull ka shpërthyer një zjarre i cili dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë. Si pasoj e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9-vjeç, i cili ndihmën e parë mjekësore e kishte marr në QKMF Deçan pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/