Telegrafi

Digjet një pjesë e Qendrës së emigrantëve në Vranidoll

Qendra e Strehimit të emigrantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës, është përfshirë nga zjarri sot në mëngjes.

Ndërkohë, për këtë rast, aktualisht po intervistohet një i dyshuar lidhur me rastin.

Zyrtari për informon në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 04:48.

“Policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Vranidoll, në qendrën ku strehohen emigrantet. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Policia po e trajton rastin, në këto momente një person do të intervistohet në Stacionin Policor  ‘Veriu’ në Prishtinë”, tha ai.