Telegrafi

Digjet një pjesë e materialit të arkivuar në zyrën për dhënien e patentë shoferëve në Ferizaj, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Javën e kaluar, më datë 07.10.2023 është djegur një pjesë e materialit të arkivuar në zyrën për dhënien e patentë shoferëve, ku mbahen provimet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Po ashtu edhe në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar.

Në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 07.10.2023, ndërsa është raportuar të hënën.

Rasti është iniciuar si “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor”.

“Ferizaj 07.10.2023 – Më 09.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar. Është njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport të Policisë. /Telegrafi/