Telegrafi

Digjet një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës

Mbrëmë pas mesnate një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës është përfshirë nga zjarri. Dëmet mendohet se janë të konsiderueshme si në materiale, letra, arkiv ashtu edhe në teknikë.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës në Pejë si dhe zëdhënësja e Gjykatës.

Zëdhënësi i policisë, Xhevat Ibraj ka thënë se me të marrë informatën policia dhe të gjitha njësitet tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ai ka shtuar se reagimi i zjarrfikësve ka qenë i  shpejt dhe zjarri është fikur.

Ndërkaq zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës,  Tringa Zhuti  ka thënë se ende nuk i dinë shkaqet sesi ka ardhur deri tek zjarri.

“Shkaqet ende nuk i dimë jemi në pritje të ekspertëve që të vijnë dhe ta ekzaminojnë vendin e ngjarjes”, ka thënë Zhuti.

Ajo ka shtuar se dëmet janë shkaktuar kryesisht në teknikë.

“Dëmet nga zjarri janë shkaktuar kryesisht në teknikë, ndërkaq nuk e dimë ende gjendjen e lëndëve dhe regjistrave pasi që nuk na është lejuar hyrja në gjykatë. Zjarri  ka përfshirë kryesisht zyrën për menaxhimin e lëndëve civile”, u shpreh Zhuti. /Telegrafi/