Telegrafi

Digjet një objekt në Prishtinë

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Rrugën “FeHmi Agani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 16:20 është raportuar se në rrugën “Fehmi Agani” është duke u djegur një “serre”. Njësia policore menjëherë ka shkuar në lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrfikëseve. Sipas njësisë në atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithëse dy vetura kanë qenë në afërsi mirëpo zjarrfikëset kanë arritur shumë shpejt dhe kanë reaguar”, tha ai.

Telegrafi do t’u mbajë të informuar lidhur me rastin. /Telegrafi/