Telegrafi

Digjet një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Ferizaj

Ilustrim

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në një fshat të Ferizajt, në orët e para të datës së sotme.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deri sa shtoi se ende nuk dihen si ka ardhur deri te zjarri.

“Sot në orën 00:34 të mëngjesit Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimin e stiroporit ‘Al For’. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incident”, tha ai.

Veseli shtoi se hetuesit policorë kanë marrë veprimet e nevojshme ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

“Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast. Nuk është raportuar se ka lëndime”, tha ai./Telegrafi/