Site icon Telegrafi

Digjet një fabrikë në Prizren, lëndohen dy persona

Një fabrikë e mobilieve, të mërkurën rreth orës 13:00, është përfshirë nga flakët në rrugën e Nashecit, në dalje të Prizrenit, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi i cili tha se nga flakët janë lënduar dy perona, mirëpo të cilët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.

“Sipas informacioneve që kemi deri më tani janë raportuar dy të lënduar nga vendi i ngjarjes. Por të cilët nuk kanë marrë, lëndime të rënda trupore”, tha Bytyçi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.

“Një fabrikë e mobilieve është përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e Nashecit, në dalje të Prizrenit. Për momentin nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit”, ka thënë Bytyçi për Telegrafin. /Telegrafi/

Exit mobile version