Një banesë në Prishtinë, afër parkut të qytetit është djegur, ndërkaq Policia dhe ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
Policia ka evakuuar personat e rrezikuar, ndërsa në vendin e ngjarjes shihet edhe ndihma e shpejtë.
Në këtë kompleks banesor jeton edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. /Telegrafi/