Një autobus ka marrë flakë para pak minutash në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të pikës pagesore në fshatin Gllumovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas televizionit Shenja ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po përballen me zjarrin. Autobusi ka marrë flakë rreth orës 18:20 minuta, e për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar. Këto të dhëna i konfirmojnë nga ministria e brendshme për televizionin Shenja.
Nga MPB thonë se në momentin kur autobusi është kapluar nga flakët, në të nuk ka pasur udhëtarë, por në të ka qenë vetëm shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka kaluar pa pësuar ndonjë lëndim.
Ndërkohë, autobusi është djegur plotësisht, ndërsa ekipet policore dhe të prokurorisë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.