Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri fabrika e peletit në fshatin Murgull të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci
“Rreth orës 04:40, është pranuar informata për një zjarr në një fabrikë peleti në fshatin Murgull në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, tha Borovci.
Ai tha se dëmet materiale janë të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar, përderisa ka nisur hetimi i rrethanave të ngjarjes me fokus shkakun e zjarrit./Telegrafi/