Telegrafi

Digjet eskavatori në Kaçanik, ende nuk dihet kush janë fajtorët

Të dielën është raportuar se në Kaçanik nën rrethana të panjohura është djegur një eskavator.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, të cili e kanë shkaktuar persona të panjohur. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/