Site icon Telegrafi

Digjen vetura të shumta, zjarrfikësi rrëfen se si u përball me zjarrin në Gllogjan

Mbi 60 vetura të cilat gjendeshin në një auto servis në Gllogjan janë djegur gjatë së shtunës. Krejt kjo ka ndodhur si pasoj e  erërave të forta dhe këputjes së telave të rrymës.

Arianit Hamzaj, banorë I këtij fshati ka rrëfyer për Dukagjinin se si kishte intervenuar ai vetë se bashku më banorët e tjerë derisa në vendin e ngjarjes kishin ardhur ekipet e zjarrfiksëve dhe Policia.

Shkrumb e hi u bën vetura të shumta të cilat ishin te parkuara në hapësirën e këtij auto-serbisi

Erërërat e forta që kaluan në Gllogjan të Deçanit duket se kishin shkaktuar dëme në telat e rrymës në këtë zonë ku si pasoj kaploi zjarri i përmasave të mëdha

I pari që pa këtë ngjarje ishte, Arianit Hamzaj, nga Gllogjani.

“Sapo kamë hyrë në fshatin Glloagjan kamë has në një zjarr masiv dhe i cili sipas së gjithash është shkaktuar nga fryma e madhe që i ka këput telat e rrymës, brenda disa minutash zjarri është përhap më të madhe”, ka deklaruar Arianit Hamzaj, Gllogjan.

Lexo po ashtu Zjarri në Gllogjan të Deçanit - 48 vetura, punëtoria dhe një pjesë e shtëpisë u dogjën si pasojë e rrymës

Arianiti që është edhe pjesë e ekipit të zjarrfiksëve në Decan, thotë se pasi ka intervenuar me disa banorë të tjerë kanë ardhur edhe ekipet e zjarrfiksëve nga Decani e Gjakova, Policia e Kosovës  e po ashtu edhe ekipet e KESD-it.

Por sipas Hamzajt, ky biznes në formën e njëjtë ishte dëmtuar edhe vitin e kaluar

“Në ketë rast ne kemi intervenuar edhe vitine kaluar, këta tela të rrymës aty duhet të ndrrohen pasi është vend malorë dhe këta tela rrezikojnë çdo herë”, ka deklaruar ai.

Policia në rajonin e Pejës thonë të lënduar nuk ka dhe se me të marrë njoftimin njësitet relevante kishin dalur në vendin e ngjarjes dhe se është bërë lokalizimi i zjarrit derisa shtojnë se  rasti mbetet të hetohet.

Exit mobile version