Në një objekt banesor janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në rrethana të panjohura.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:40, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it.
“Raportohet se në rrethana të panjohura, janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/