Dy vetura janë djegur në parkingun e Qendrës Tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00, njofton Policia.
Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, ka thënë se në vendin e ngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Ju njoftojë se me datën 06.12.2018 rreth orës 22:00 kemi pranuar një informatë se në parkingun e një qendre tregtare në Veternik Prishtinë janë duke u djegur dy vetura. Veturat e djegura janë njëra e tipit Reno Megano dhe tjetra Golf V. Përveç veturave që janë djegur pjesërisht nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Hoxha./Telegrafi.