Telegrafi

Digjen dy vetura në Prishtinë

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri dje në Prishtinë.

Policia njofton se të njëjtat kishin qenë të parkuara në parking.

“Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private, që ishin të parkuara në parking. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, njofton policia.

Më tej thuhet se veturat e përfshira nga zjarri janë konfiskuar për ekzaminim dhe hetime të mëtutjeshëm. /Telegrafi/