Më shumë se 60 pemë ulliri shekullore janë djegur deri më tani në një zjarr që përfshiu një ullishte në Ulqin.
Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, shefi i shërbimit të shpëtimit, Saubih Mehmeti, tha se zjarrfikësit arritën të lokalizuan zjarrin pas dy orësh.
“Megjithatë, kemi frikë se zjarri do të përhapet në terren të paarritshëm për shkak të erës, e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shuajmë atë”, ka thënë Mehmeti për Vijesti.
Ai tha se zona ishte prekur nga një zjarr prej tre deri në katër hektarë, por që ata arritën të “siguronin” zjarrin nga tre anët.
“Kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur, nëse një dorë njerëzore e bën këtë është një keqardhje e madhe. Unë u bëj thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në këtë kohë të thatësirës së madhe. Shfrytëzoj rastin të falënderoj qytetarët e Ulqinit që na erdhën në ndihmë”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/