Telegrafi

Dietat kimike – një rrezik për organizmin

Të gjitha dietat kimike mbështeten në eliminimin e karbohidrateve dhe në shtimin e proteinave dhe yndyrave. Si rezultat, kemi formimin e trupave ketonike në organizëm

Kjo ndodh sepse, për shkak të mungesës së karbohidrateve, organizmi përdor yndyrat për të prodhuar energji. Trupat ketonike mund të tronditin ekuilibrin acido-bazik dhe të drejtojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, akoma edhe në vdekje.

Dietat kimike mund të shkaktojnë probleme edhe në funksionimin e veshkave, për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë në proteina. Gjithashtu vështirësojnë edhe sistemin e frymëmarrjes dhe shtojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Komuniteti shkencor ndërkombëtar është kundër këtyre dietave, dhe këshillon konsumimin ditor të frutave dhe perimeve dhe më rrallë atë të mishit. /Telegrafi/