Mund të thuhet se Romelu Lukaku është ringjallur te Interi, pas kalimit në verën e kaluar nga Manchester United.
Sulmuesi belg ishte kritikuar shumë për formën e tij te Djajtë e Kuq, për më shumë edhe për mbipeshën që e kishte.
Dukej se lojtari as nuk mund të vraponte si duhej, ndërsa talljet për të vazhdonin edhe nga aspekti se ai nuk mund të pranonte topin e parë si duhet.
Por, me kalimin e tij te Nerazzurët, belgu është një lojtar krejtësisht tjetër dhe kjo mund të thuhet fal Antonio Contes.
Çfarë e ndryshoi Lukakun?
Skema 3-5-2 e Contes bëri që sulmuesi të përshtatej mjaftë mirë, por ai kishte punuar shumë edhe në ndeshjet parasezonale.
Sipas mediave në Itali, lojtari kishte mbajtur një dietë strikte të t’u rikthyer në peshën e duhur, ndërsa ish-strategu i Chelseat i kishte kumtuar atij se ka besimin e plotë.
Skuadra e Interit filloi të ndërtohej përreth tij, ndërsa partneriteti me Luataro Martinezin ka dalë të jetë mjaftë i suksesshëm.
Lukaku në edicionin që lamë pas shënoi 23 gola dhe bëri dy asistime në Serie A, për të ndihmuar Interin që të pozicionohej në vendin e dytë me 82 pikë, një më pak se Juventusi që u shpall kampion. /Telegrafi/