Ata që kanë qenë dembelë ose nuk kishin kohë ta përgatitnin trupin për të shkuar në plazh, tani janë në kërkim të mënyrave për të humbur peshë që japin rezultate të shpejta.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që një nga dietat më të njohura këtë verë, është ajo që jep rezultate brenda tri ditëve.
Dieta e shpejtë treditore është një dietë me kalori të ulët dhe në të vërtetë nuk ka asgjë magjike, sepse nuk ka asnjë truk që do të heqë kilogramët e tepërt pa problem.
Humbja e peshës është rezultat i një reduktimi të konsiderueshëm të kalorive, ndërsa ajo që humbet është pjesërisht yndyrë dhe kryesisht ujë i mbajtur. Por, rezultatet janë shumë të dukshme.
Është vetëm kaq. Për shkak të marrjes së reduktuar të kalorive, rekomandohet ta praktikoni këtë dietë vetëm për tri ditë.
DITA E PARË
Mëngjesi:
Kafe ose çaj i zi (pak i ëmbëlsuar), 1/2 grejpfrut, një fetë bukë e thekur, një lugë gjelle gjalpë kikiriku.
Dreka:
Peshk ton, një fetë bukë e thekur, kafe ose çaj (pak i ëmbëlsuar) ose ujë.
Darka:
100 g mish të bluar (çfarëdo), një filxhan bishtaja të bluara, një filxhan karota, një filxhan akullore vanilje, një mollë mesatare, kafe ose çaj (pak të ëmbëlsuar) ose ujë.
DITA E DYTË
Mëngjesi:
Kafe ose çaj i zi (pak i ëmbëlsuar), një vezë e zier, një fetë bukë e thekur, një banane.
Dreka:
Një filxhan djathë me pak yndyrë, një fetë bukë të thekur, kafe ose çaj (pak të ëmbëlsuar) ose ujë.
Darka:
Dy ‘hot dog’, gjysmë filxhani karota, një filxhan brokoli, gjysmë filxhani akullore me vanilje, kafe ose çaj (pak të ëmbëlsuar) ose ujë.
DITA E TRETË
Mëngjesi:
Kafe ose çaj i zi (pak i ëmbëlsuar), një fetë (rreth 50 g) djathë i ri, një fetë bukë e thekur, një mollë.
Dreka:
Një vezë e zier fort, një fetë bukë e thekur, kafe ose çaj (pak të ëmbëlsuar) ose ujë.
Darka:
Peshk ton, një filxhan karota, një filxhan lulelakër, një filxhan fruta të stinës, gjysmë filxhani akullore vanilje, kafe ose çaj (pak të ëmbëlsuar) ose ujë.
Nutricionistët pohojnë se me këtë dietë mund të humbni deri në katër kilogramë për tri ditë, por para se të filloni këtë dietë, është i detyrueshëm konsultimi me mjekun! /Telegrafi/