Telegrafi

Dier lidhet me një kalim te Manchester Unitedi

Është duke u raportuar se Manchester Unitedi po planifikon që ta transferojë mesfushorin e Tottenham Hostpurit, Eric Dier.

Mësohet se Djajtë e Kuq janë duke tentuar që fillimisht ta transferojnë Declan Rice, mirëpo West Ham ka bërë të ditur se ata nuk duan ta shesin atë.

Kështu, sipas The Times, Manchester United ka kthyer shikimin te bashkëlojtari i Rice te Anglia, Eric Dier, e që besohet se Spurs janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për të.

Declan Rice (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer është duke tentuar që të ndërtojë një mesfushë të re, e që me gjasë disa lojtar do të largohen nga aty.

Trajneri norvegjez mund të tentojë ta transferojë mesfushori anglez, që po tregon formë të lartë që disa sezone me Tottenhamin.

Lexo po ashtu Takimi i lojtarëve të Liverpoolit me ata të Tottenhamit pas finales së Madridit

Dier kishte disa paraqitje të mira edhe në Ligën e Kampionëve, duke marrë kështu vëmendjen e Manchester United që dëshiron ta transferojë në verë.

Për ta realizuar këtë marrëveshje, Djajtë e Kuq thuhet se duhet t’i paguajnë Tottenhamin rreth 40 milionë euro për shërbimet e anglezit. /Telegrafi/