Telegrafi

Dier kërkohet nga gjigantët e Evropës

Për mesfushorin e Tottenhamit, Eric Dier, janë  të interesuar Bayern Munich dhe Chelsea.

Mesfushori anglez është i pakënaqur me minutat e tij këtë sezon nga Mauricio Pochettino.

Vendin e tij e ka zënë Vincent Wanyama, që erdhi nga Southamptoni.

Antonio Conte e pëlqen lojtarin dhe do të tentojë ta ofrojë në skuadrën e tij.

Edhe gjigantët bavarez Bayern  janë të interesuar për lojtarin. /Telegrafi/