Bukuroshja Diellza Kolgeci është padyshim njëra ndër ikonat e bukurisë shqiptare.
Ajo fitoi kurorën e “Miss Kosova” kur ishte vetëm 17 vjeçe, gjersa e dorëzoi atë një vit më pas në moshën 18 vjeçare në kokën e një tjetër bukurosheje.
Këtë moment, Kolgeci e ka kujtuar së fundmi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku tregon se ndjehet nostalgjike për atë kohë.
” Tani ma dërguan këtë foto, unë 18 vjeçare në pritje me e dorëzu kurorën të cilën e fitova kur isha 17 ( ne juri me z. Gani Dili, organizatori më i mirë)”, ka shkruar Diellza në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë uruar për dukjen e bukur dhe natyrale që vazhdon ta ketë edhe sot.
Diellza ka një karrierë të gjatë në botën e spektakleve, pasi përveç modelizmit, ajo është marrë edhe me aktrim, muzikë dhe prezantim.
Së fundmi, asaj iu nda edhe një mirënjohje nga Federata e Bodybuildingut të Kosovës, me çka vërtetoi arritjet e saj edhe në sport. /Telegrafi/