Telegrafi

Diellza Kolgeci ironizon me motot e politikanëve në fushata (Foto)

Diellza Kolgeci vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë shqiptare.

Ajo është shumë e pëlqyer për stilin e saj, ndërsa ka pasur një karrierë të suksesshme ndër vite.

Lexo po ashtu Kur Diellza Kolgeci këndonte "Si Kleopatra" (Video)

Diellza është mjaft aktive herë pas here në rrjetin social Facebook, ndërkohë që të tjera rrjetet sociale nuk përdor.

Të rralla janë rastet kur Kolgeci publikon ndonjë status në lidhje me ndonjë ngjarje, por së fundmi ajo mesa duket nuk i ka rezistuar dot tundimit për të shkruajtur një status thumbues për motot e politikanëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Si duket e lodhur nga shprehja “frymë e re”, e cila përdoret shpesh në premtimet politike, Diellza ka shkruar në statusin e saj se në fushatën e re, kjo fjali po duket “e pa dëgjuar”.

Përndryshe, ajo nuk është prononcuar asnjëherë rreth bindjeve të saj politike. /Telegrafi/