Site icon Telegrafi

Diellza Kolgeci, e bukur dhe atraktive në “Ballon Shqiptare 3” (Foto)

Pak ditë më parë u mbajt “Ballo Shqiptare 3”, një mbrëmje plot muzikë dhe tradita shqiptare.

Në mbrëmjen e mbajtur në “Swiss Diamond” nuk munguan shumë prej fytyrave të njohura publike nga fusha të ndryshme si ajo e artit, politikës, etj.

Organizatoret e kësaj balloje, Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada u duken mjaft bukur dhe elegante në këtë mbrëmje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kodi i veshjes lejonte përshtatjen e elegancës me atë të elementeve kombëtare, gjersa kësaj rregulle duket se i janë përmbajtur të gjithë.

Diellza Kolgeci, ka ndarë me miqtë e saj në rrjetin social Facebook, disa fotografi nga mbrëmja, teksa ka zbuluar se sa elegante dhe atraktive është dukur në ballo.

Kështu dukej Diellza Kolgeci në “Ballo Shqiptare 3”

E veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, kombinuar me elemente puplore në kokëm, Kolgeci vuri në pah mjaft mirë linjat e saj.

Ajo shquhet për bukurinë e saj, ndërsa kujdeset maksimalisht që ta mbajë mirë në formë veten e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version