Telegrafi

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova bëjnë xhiro në shesh me të bijën

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova janë ndër çiftet më të përfolura të showbizit.

Por kjo nuk i ka penguar ata që bashkë me të bijën, Elenën, të bëjnë një xhiro në sheshet kryesore të Prishtinës.

Durim Xhema nga emisioni “Reload” në RTV Dukagjini ka takuar rastësisht çiftin e njohur dhe ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me ta.

Xhura e ka ngacmuar Djellzën nëse “po e dëgjon burri”.

“Po mendon a i kryen obligimet?”, i është përgjigjur ish-mis Kosova.

Djellza ka thënë më tej se Fisi i kryen mirë obligimet duke drejtuar Durimin të vazhdojë bisedën më të pasi sipas saj “ka fituar ndeshje dhe ka çfarë të flet”.

Gjatë bisedës çifti nuk ka hezituar ta prezantojnë edhe të bijën për të cilën Diellza thotë se i është një kombinim i të dyve.

Lexo po ashtu Diellza Kolgeci tregon se si erdhi deri te njohja me partnerin 11 vjet më të ri, basketbollistin Fisnik Rugova

“Kombinim i mirë. mendoj se i ka marrë kombinimet e mira nga të dytë…Sytë i ngjasojnë më shumë nënës së Fisit”, thotë më tej Diellza. /Telegrafi/