Telegrafi

Diellza Kolgeci bëhet nostalgjike, publikon fotografi nga koha kur ishte 17 vjeçe

Bukuroshja Diellza Kolgeci, po shijon periudhën më të bukur të jetës – atë të mëmësisë.

Si nënë e një vajze, jeta e saj tashmë ka ndryshuar duke kaluar impenjimin e saj maksimal nga vetvetja te fëmija i saj.

Mirëpo pavarësisht viteve që ikin, Diellza duket se bëhet nostalgjike herë pas here për kohën kur ishte e re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook disa fotografi, nga koha kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe.

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Duke qenë se ndryshimet me kalimin e viteve nuk ishin të mëdha për Diellzën, ajo dukej e bukur dhe tërheqëse edhe në atë kohë.

Në fotografi shihen edhe mikeshat e modeles Kolgeci në atë kohë, e njëra ndër to është edhe aktorja e njohur, Blerta Syla-Surroi.

“Unë 17 vjeçe (gjithë me qëndrim si me i pas 50) me mikeshat e mia, Leonora Iberdemaj, Arbëresha Arifi Teli, Blerta Syla Surroi, Mimoza Kryeziu gjatë përgatitjeve për “Miss Kosova 96″, autobusi nuk është ai që po mendoni.”, shkroi Diellza Kolgeci në mbishkrimin e këtyre fotografive në Facebook. /Telegrafi/

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook