Një video e Gjestit, ku përmend një vajzë me emrin Diellza, u bë virale dhe ngjalli dyshime se mund të ishte ish-e dashura e tij.
Kjo u diskutua në “Fun Club”, ku Bledi, Shqipja, Ronaldo dhe Erjola komentuan mbi këtë çështje.
Bledi ironizoi duke e quajtur “Diellza imagjinare”.
Ai shton: “Nuk ka dashuri fare në atë shtëpi, gjithçka është vetëm lojë. Gjesti është një fantazist i fortë, në Kosovë ka rreth 600 mijë vajza me emrin Diellza dhe i ka bërë të gjitha të mendojnë. Ai dashuron vetëm veten dhe famën, gjithçka e bën për të ndjekur rrugën e një fituesi”.
Nga ana tjetër, Erjola dha një tjetër këndvështrim, duke thënë se ka dëgjuar që Diellza në fjalë mund të jetë stilistja e tij.
Diskutimi vazhdoi me debate dhe dyshime mbi qëllimet e vërteta të Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/